Njoftime për Shtyp

Prezantohen në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024

Në një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe gjithë drejtuesit e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm në vend, që u zhvillua ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja prezantoi rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024. 

Rekomandimet u fokusuan në fusha të tilla si forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e pavarësisë të prokurorëve, nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit mes institucioneve si dhe garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Prokurori i Përgjithshëm, z.Olsian Çela theksoi rëndësinë që kanë këto rekomandime në kuadër të koordinimit dhe bashkëpunimit institucional në luftën ndaj kriminalitetit si dhe angazhimin serioz për ndjekjen e tyre më përparësi përmes të gjitha kapaciteteve njerëzore, teknike e financiare në dispozicion.