Njoftime për Shtyp

Vizitë studimore e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë shqiptare në Gjermani

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka ndjekur Programin e dialogut, një vizitë studimore njëjavore (7-12 nëntor, 2021) e organizuar në Gjermani me përfaqësuesit e lartë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. 

Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë shqiptare u njohën me sistemin gjerman të drejtësisë, zhvilluan takime me përfaqësues të niveleve të larta të institucioneve të drejtësisë gjermane si Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe, Gjykata Administrative e Baden-Ëürttemberg, me të cilët diskutuan për qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese Federale në një vend demokratik të shtetit të së drejtës.

Çështje të pavarësisë dhe të paanshmërisë së drejtësisë, ishin temë e vizitës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku u trajtuan çështjet kryesore të Shqipërisë në këtë gjykatë gjatë takimit me gjyqtarin e zgjedhur të Shqipërisë në këtë institucion. Pjesë e vizitës ishin edhe takime me përfaqësues të Bundestagut gjerman. 

Programi i dialogut që ndoqën drejtuesit e institucioneve të drejtësisë shqiptare u organizua nga Fondacioni Konrad Adenauer, në kuadër të mbështetjes për zbatimin e reformës në drejtësi në vendin tonë.