Struktura
Z. Ols Dado është drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2020, i komanduar në cilësinë e ndihmës magjistratit. Z. Dado është Pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës në Shqipëri, për lëndën “Procedura penale”.
Z. Dado e ka nisur karrierën në sistemin e prokurorisë shqiptare në vitin 2008, ku ka punuar si prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Prej vitit 2009 e në vijim ai është emëruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Me herët gjatë karrierës së tij ai ka kontribuar si jurist pranë pranë ish Komisionit të Letrave me Vlerë (sot Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), Bashkisë Durrës, kompanisë Albanian Mobile Communication (AMC) dhe Ministrisë së Punës.
Z. Ols Dado është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1991-1995) dhe ka përfunduar Studimet Master niveli i dytë në Shkenca Juridiko Penale (2009-2011) pranë Universitetit të Tiranës dhe është angazhuar si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës. Z. Dado ka marrë licensën e avokatit nga Dhoma e Avokatisë Tiranë në vitin 2011.
Ai ka kryer një sërë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit, të cilat lidhen me luftën ndaj krimit te organizuar, trafiqeve, krimit ekonomiko-financiar etj. Ka mbrojtur gjuhën angleze dhe italiane pranë Universitetit të Tiranës.