Struktura

pranvera-foto

Pranvera Pustina

Prokurore, Drejtor, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme

Znj. Pranvera Pustina është prokurore, magjistrate dhe mban postin Drejtores së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2023. Është diplomuar si juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (2004-2008), ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës (2008-2010) si dhe mban titullin “Avokat” dhënë nga Dhoma e Avokatisë Tiranë në vititn 2014.

Znj. Pustina e ka nisur karrierën në sistemin e prokurorisë shqiptare në vitin 2010 si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe përgjatë dekadës së parë ka shërbyer në Prokurorinë Krujë dhe për 4 vite rradhazi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë. Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka mbajtur edhe pozicionin e drejtueses dhe mbikqyrëses të Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun.

Znj. Pustina ka qenë anëtare prokurore e Skuadrës së parë të Përbashkët Hetimore në Shqipëri (JIT) në vitin 2016 dhe në vitet 2017-2019 ka qenë drejtuese e skuadrës së dytë JIT. Që prej vitit 2014 është lektore në institucione të ndryshme universitare në vend për lëndët “E drejta penale”, “E drejta familjare” dhe “E drejta penale ekonomike”.

Znj. Pustina ka kryer një sërë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit nga institucione prestigjoze. Ka ndjekur “Hetimi dhe gjykimi i korrupsionit në nivele të larta” pranë Insitutit CEELI, Pragë si dhe është trajnuar për “Trafikimi i armëve”, “Luftën kundër krimit të organizuar” apo cëshje cpecifike si “Siguria ajrore”. Ajo zotëron shumë mire gjuhën angleze dhe italiane.